Naftëtari nuk mban lotët: Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva! Mjekja: Gjendja shëndetësore është stabilizuar

2 Tetor 2020, 11:13

Aleksandër Mejdani, naftëtari që u dërgua në spital mëngjesin e sotëm shfaqet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Për Report Tv ai thotë se nuk mban mend se çfarë ndjente kur u shoqërua në spital.

"Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva. Kam dhimbje koke, tension. Më dhembin kyçet. Shokët më sollën sot bë mëngjes" - naftëtarët. 

Ndërkohë mjekja e qendrës shëndetësore u shpreh se gjendja e naftëtarit është stabilizuar për momentin po nuk heq mundësinë e përkeqësimit.

"Gjendja e tij për momentin është e stabilizuar. Ka probleme me atakikardi, tension situata mund të përkeqësohet por për momentin është nën kontroll" - tha mjekja.