Naftëtari: Shëndetësia po na lë të vdesim, do flijohemi këtu

1 Tetor 2020, 10:59

Një prej naftëtarëve thotë se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar së shumti. Ai thotë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, edhe sikur kjo t'i kushtojë jetën.

"Kemi marrje mendësh, na shtrëngon gjoksi. Vendi këtu është shumë i vogël. Edhe shëndetësia po na lë të vdesim këtu. Derisa të vdesim do filjohemi këtu ne. Nuk kemi çfarë të bëjmë, rrugë tjetër nuk kemi. Kemi fëmijët bukë, fëmijët presin baballarët e tyre" - tha një prej naftëtarëve.