Naftëtarja: Njëra nga ne u zëvendësua! Nga COVID-i s'i sollëm fëmijët! S'i sakrifikojmë për Ramën

26 Tetor 2020, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2020-10-26 12:22:55

Gratë naftëtarë kanë hequr dorë nga përfshirja e fëmijëve në grevën e urisë. Sipas tyre, nuk do e bëjnë këtë sakrificë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Ata shprehen të vendosura që nuk do të heqin dorë, por e shohin si një reagim të pavend thirrjet e kryeministrit Edi Rama që të dalin nga greva me qëllim hapjen e negociatave

"Njëra nga koleget është zëvendësuar, kishte infeksion në zorrë, temperaturat, do të vazhdojmë të qëndrojmë, pa zgjidhje nuk dalim. Nëse do sillnim fëmijët do ishte kohë tjetër, nga COVID vendosëm që të mos t'i rrezikojmë fëmijët për qejfin e Edi Ramës, nuk do i sakrifikojmë", tha një naftëtare.

"E papranueshme që të rrish në një dhomë kaq të vogël në kushte të këqija, me virusin nëpër këmbë, megjithatë nuk kemi ku të vemi, jemi të detyruar të rrimë këtu, jo për kokfortësi siç thotë Rama, por për një zgjidhje", tha një tjetër.

"Ne jashtë kemi qenë, kemi kërkuar që Rama ministrja të negociojnë, por ata nuk pranuan. Ne ishim të detyruar ta bëjmë këtë. Ne shkuam në Tiranë, na rrahën policët, nuk denjuan të na thonin një llaf. Presim që kryeministri të reagojë, duam që të na japë lekët tona, a është kryeministër. Me tension 20 jo vetëm unë, por të gjitha shoqet që janë aty brenda. Turp atyre burrave që rrinë në kafene dhe nuk vijnë këtu", u shpreh një tjetër naftëtare.