Naftëtarja- Ramës: kur të shkoj fëmija im të blejë bukë, atëherë do dal nga greva! Nuk kemi bukë o vëllezër, e kam thirrje nga shpirti

23 Tetor 2020, 10:56

"Kur do që të vij këtu e ka rrugën hapur nga Tirana deri në këtë dhomë. U kam bërë thirrje të gjithë grave, ne nga greva nuk dalin, nuk është presion, kërkojmë pagat e prapambeture, pastaj kur të shoh që fëmija im do shkoj të blejë bukën e ndal grevën urgjentisht dhe negociojë. Rama të shkojë në administratën e Uzinës dhe hidhen lekët e prapambetura dhe unë të iki në shtëpi. Nuk kemi bukë për fëmijët o vëllezër, e kam thirrje nga shpirti. Më kërkon vajza "ma ku të kërkoj bukë sot". I gjithë Ballshi, Fieri Mallakastra, nuk vëmë ultimatume, jemi zonja që duam bukë për fëmijët, e mirëpresim dhe do të jetë një fitore e madhe po të hedhë pagat dhe të vijë të negociojë", tha naftëtarja.

  •