Najada Çomo: T'i japim kryeministrit mundësinë që ta bëjë Shqipërinë të buzëqeshë

16 Prill 2021, 12:58

Kandidatja e PS për deputet në Tiranë, Najada Çomo, e pranishme në takimin elektoral në Tiranë, kërkoi votën për këtë forcë politike, duke thënë se kryeministrit Edi Rama duhet t'i jepet një mundësi për ta bërë Shqipërinë të buzëqeshi.

"Ne gratë shquhemi nga durimi për të bërë gjëra të mira. Në emër të gjithë stafeve mjekësor që përfaqësoj, i jap suportin maksimal dhe ju siguroj që do bëj më të mirën për kujdesin për jetën, Ti japim kryeministrit Rama mundësinë që ta bëjë Shqipërinë të buzëqeshi", u shpreh Çomo.