Namazi i Bajramit do te falet ne xhami, Gurra: Ramazan i trishtë, zonat e gjelbra ta falin në sheshe

23 Maj 2020, 18:04

Falja e Namazit të Fitër Bajramit do të falet në xhami dhe jo në sheshet e qytetit. Ka qenë ky vendimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në kuadër të masave për parandalimin e Covid19.

Situata e krijuar nga Covid-19 ka detyruar besimtarët mysliman të mos e falin namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej”, por ta falin atë në të gjitha xhamitë e vendit tonë.