Napoli fundos Romën dhe kap Europen, goleadë e Barçes

6 Korrik 2020, 13:05

Napoli rikthehet menjëherë tek fitorja pasi mposhti 2-1 Romën në “San Paolo” dhe i zhyti në krizë verdhekuqtë që humbasin prej tre ndeshjesh. Callejon zhbllokoi shifrat në minutën e 55-të por Roma u kundërpërgjigj pas vetëm 5 minutash me një kundërsulm perfekt dhe golin e shënoi Mkhitaryan. Ndeshja u vendos 8 minuta nga fundi nga një kryevepër e Lorenzo Insigne dhe skuadra e Gattuso-s arrin kryeqytetasit në zonën evropiane.

Tetë fitore radhazi dhe Atalanta po bën një tjetër sezon fantastik duke blinduar zonën Champions. Një penallti e kthyer në gol nga Luis Muriel likuidoi Cagliarin.

Dramë e bëri Interi që u mund 2-1 në “San Siro” nga Bologna. Zikaltërit e morrën shumë shpejt avantazhin me Lukakun dhe madje humbën edhe një penallti me Lautaro Martinez .Por miqtë do të bënin surprizën në harkun kohor të gjashtë minutave me golat e Juëara dhe Barroëë. Ambienti zikaltër po zien pas kësaj humbjeje.

Kur duhen edhe katër ndeshje nga fundi i La Ligas Real Madrid vë njërën dorë tek titulli kampion. I zakonshmi Sergio Ramos ktheu në gol një penallti aq sa mjaftoi për të thyer Athletic Bilbaon.

Por në mbrëmje Barcelona iu përgjigj me goleadë ndaj Villarreal. Katalanasit duket sikur u “shëruan” duke fituar 4-1 madje shkëlqeu francezi Griezmann që shënoi super gol ashtu si edhe Luis Suarez. Një autogol dhe rrjeta e Ansu Fati vendosën fatin e ndeshjes. Barcelona mbetet sërish 4 pikë larg Realit.