Napoli, nis prishja e ‘Vela Verde’, ndërtesa përbindësh prej betoni, simbol e Gomorras

20 Shkurt 2020, 12:06

Ka qenë dite historike kjo e sotmja ku në lagjen 'Scampia' në Napoli ka filluar prishja e ‘Vela Verde’ ndërtesa simbol e Gomorras ndërsa njerëzit në rrugë dhe nga dritaret dhe ballkonet duartrokasin shkatërrimin e përbindëshit të betonit i ‘ngulur’ në rreth 1800 metra katrorë tokë. 

Banorët, duke sfiduar frikën thonë se "Është një ditë e rëndësishme, është një gëzim i pamasë, është demonstrimi se ‘Scampia’ nuk është vetëm Gomorra por është jeta, dinjiteti dhe dëshira për të banuar këtu”.

Prishja e ndërtesës simbol të mafias po kryhet nga dy eskavatorë përmes një ‘operacioni kirurgjikal’ pjesë pjesë për të mos shkaktuar dëme në ndërtesat përreth.

Prishja totale është menduar se do të zgjasë rreth 40 ditë por ato nuk janë asgjë për banorët që shprehehn se kjo është ëndërr e realizuar pas disa dhjetra vitesh.

Kompleksi ‘Vela Verde’ i lindur nga projekti i Franz di Salvo, fillimisht ishte i përbërë nga 7 ndërtesa, të ndërtuara në dy pjesë të ndryshme, tre prej të cilave u shkatërruan me dinamit në vitet 1997, 2000 dhe 2003.

Pas prishjes totale, vendi i ndërtimit do t’i nënshtrohet një rikonceptimi të gjerë urban.