Napoli përmbys Brescia-n dhe merr pikë për Europën, Bayerni vuan por nis shkëputjen

22 Shkurt 2020, 10:04

Napoli përmbys Brescia-n dhe ngjitet në vend të gjashtë në renditje duke grumbulluar pikë për Kupat e Europës. Në ndeshjen e parë të javës së 25-të të Serisë A vendasit e Brescia morrën avantazhin me golin e Chancellor por përmbysja e skuadrës së Gattuso-s do të vinte brenda 5 minutave në fillimin e pjesës së dytë. Lorenzo Insigne fillimisht barazoi shifrat me penallti ndërsa goli i fitores ishte një perlë e vërtetë. Fabian Ruiz shënoi një supergol duke i dhënë fitoren e dytë radhazi Napolit që tashmë mendon i qetë për sfidën e Championsit ndaj Barcelonës. Në mbrëmje luhet Fiorentina-Milan.