Nard Ndoka në Report Tv: Opozita nuk hyn në zgjedhjet lokale pa Vettingun në politikë

14 Shtator 2018, 20:26

Kreu i PDK, Nard Ndoka shprehet se opozita nuk do hyjë në zgjedhjet lokale të 2019, nëse nuk bëhet Vettingu në politikë. I ftuar në studion e Report Tv, Ndoka tha se garancia që i kërkon opozita kryeministrit, është pastrimi i politikës nga lidhjet me krimin e organizuar. Në kushtet aktuale, tha kreu i PDK, opozita nuk ka besim te Rama se zgjedhjet e ardhshme do jenë të lira dhe të ndershme. 

Rama ka humbur besueshmërinë te qytetarët, por edhe te klasa politike. Nuk e shohim normale të futemi në zgjedhje me këtë situatë. Rama të heqë dorë nga vesi i bashkëpunimit me krimin. Të miratojë një ligj, që nga vetja, rreth tij, por edhe nga opozita, që të ketë një Vetting që a janë të lidhur me grupet kriminale apo jo. 

Kreu i PDK, Nard Ndoka

Çfarë konkretisht ju pengon për të bërë betejën në Parlament?
Është përgjegjësi e kryeministrit për ta kthuyer opozitën duke i ofruar disa granci për reformat, konsensusin, tendencën që ka për kapjen e sistemit të derjtësisë, rekuperimin e gabi it të brë me prokuroren e Përgjithshme. E ka në dorë bashkëpunimin me opozitën. Por ai do që ta lërë opozitën jashtë parlamentit. Mentaliteti që ka i tillë është, ai nuk do kundërshtar, madje është gati edhe ta shpikë opozitën nëse ajo mungon. I intereson pjesa mediatike, ERTV, të jetë 24 orë në TV. Nuk ka mendësinë institucionale. Sot parlamenti është si një mbledhje Asambleje e PS. 

Cilat janë hapat e mëjteshme për të cilat po diskutoni?
Debati është i hapur. Agjenda në tërësinë e vet kjo është, do jenë hapat që do përcaktojnë etapat. Opozita ka një ballafaqim direkt me kryeminsitrin. Opozita nuk ka besim se kryeministri do organizojë zgjedhje të ndershme lokale. Edi Rama ka përdorur drogën dhe grupet kriminale në zgjedhjet e kaluara, i organizuar në terren tashmë. Opozita nuk mund ta mbrojë votën me armë. Nëse kryeministri bashkëpunon me grupet kriminale, me ata që kanë armë, me iu përgjigj njësoj, i bie që edhe opozita të bashkëpunojë me grupet kriminale. Rama ka humbur besueshmërinë te qytetarët, por edhe te klasa politike. Nuk e shohim normale të futemi në zgjedhje me këtë situatë. Rama të heqë dorë nga vesi i bashkëpunimit me krimin. 

Çfarë duhet të bëjë Rama?
Të miratojë një ligj, që nga vetja, rreth tij, por edhe nga opozita, që të ketë një Vetting, që a janë të lidhur me grupet kriminale apo jo... 

Si do bëhet ky Vetting?
Kemi një standard kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve. Mënyrat dhe format, janë modele me qindra. KLjo është një garanci shumë e madhe, të paktën nuk do kemi politikanë, ose do ketë një lloj frike që të organizojnë grupet kriminale, të marrin financime prej tyre. Sikur kjo klimë të përmbyset, që një politikan të ketë frikë nga Vettingu, do ishte një rezultat jo i vogël për politikën shqiptare. 

Marrëveshja e 17 majit Rama-Basha...
Marrëveshja e 17 majit mbetet e rëndë, problematike për hir të së vërtetës, por nuk besoj se është në fuqi. Të dy e kanë shembur atë marrëveshje. Aksionet që i ndërmerr opozita nuk janë në kuadrin e marrëveshjes, por është një reagim i fortë. Rama për herë të parë si politikan nënshkroi një marrëveshje, herët e tjera i ka pasur të parapërgatitura. 

    No videos found.