Nard Ndoka: Ne telefonin tim më ka ardhur recetë e ilaçeve për trajtimin e COVID: Janë të rrezikshme

11 Nëntor 2020, 22:56 | Përditesimi i fundit: 2020-11-11 23:41:04

Ish ministri i shëndetësisë, Nard Ndoka ka zbuluar në emisionin Repolitix një recetë me medikamente, që sipas tij, i ka dhënë një mjek një qytetari të infektuar me koronavirus. Ai thotë se këto mjekime ulin imunitetin e personave që i konsumojnë.

"Ne kemi 80 % të qytetarëve që preken nga virusi që e kalojnë në shtëpi. Mjekët e familjes duhet që të kenë një rol shumë të rëndësishëm. Ka një recetë për të cilët të prekurit duhet të ndjekin që në fillim. Kam një recetë që këto nuk duhet të përdoren. Këto ulin imunitetin dhe mund të jenë dhe vdekjeprurëse" - tha Ndoka.

Gazetari Denis Minga lexon recetën që paraqiti Ndoka.

" Favira 200 mg, Maksivizion 400 mg, Ëincef 1 tabletë, Klakfast 1000 mlg, vitaminë D, zink dhe aspirinë në ditë" - tha gazetari Minga.

"Këtë e ka dhënë një doktor që ka lidhje me sistemin shëndetësor. Personit që ia ka dhënë e kaloi vetëm me një paracetamol. Unë mora një mik timin, që është në Gjermani. I tregova këtë recetë. Ai më tha që këto nuk duhen përdorur. Nëse ky do t'i pinte këto, do t'i ulej rezistenca e trupit dhe do bëhej më keq" - tha Ndoka.

Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nga kjo listë, një prej medikamenteve nuk është as i licensuar në Shqipëri.

"Pashë emra mjekimesh që një mjek nuk i jep. I pari në këtë recetë nuk është as i licensuar në Shqipëri. Shumica dërrmuese e kalon pa shenja ose me shenja të lehta" - tha mjeku Alimehmeti.