Nard Ndoka: Presidenti gjeti probleme që pengojnë dekretimin e Lleshit ministër të Brendshëm

31 Tetor 2018, 22:46 | Përditesimi i fundit: 2018-10-31 22:47:00

Sandër Lleshi u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e Ministrit të Brendshëm ditën e shtunë, por presidenti Ilir Meta ende nuk ka firmosur dekretin. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme u shpreh se stafi i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin.

Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjet probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjëshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion.... Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha. Ministri i Brendshëm është figurë politike dhe duhet të jetë e tillë. Vendosi një ushtarak për urdhëro si urdhëron. Nuk është profil politik. Ministri duhet të hartojë ligje dhe drejtojë politika. Unë e njoh, nuk kam asnjë vërejtje për formimin, mund të ishte ministër i Mbrojtjes apo Drejtësisë, por jo i Brendshëm, pasi do të dështojë. Ai është i ngjyrosur me ngjyrën e rilindjes. Dështimi i këtij ministri do të jetë spektakolar.

Nard Ndoka

Por ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se dekreti nga Meta është vonuar për shkak të axhendës së ngjeshur që ka pasur kreu i shtetit me vizita jashtë vendit.

Meta ka qenë me axhendë, sapo ka mbaruar një vizitë në Turqi. Është nisur për në Itali është brenda kohës së vet. Presidenti është brenda kohës, këto ditë ka qenë i ngarkuar. Si duket po merr edhe informacionet si duhet, po bën verifikimet. Ne nuk kemi asnjë rast që të refuzohet një ministër që ka shkuar për dekretim. Të gjithë përgjegjësinë e ka kryeministri, Presidenti nuk ka rrëzuar asnjë dekret, por teorikisht mund të rrëzojë për arsye të forta të sigurisë kombëtare. Unë nuk i fus duart në zjarr as për ata që ndajë shtëpinë, por zoti Lleshi është me certifikatë sigurie.

Shkëlqim Hajdari

Ndërsa gazetari Artan Hoxha u shpreh se Presidenti është brenda kohës së vet për të kërkuar informacion. Propozimi i kryeministrit për ministër të Brendshëm duhet të dekretohet nga Presidenti, më pas të votëbesohet në Kuvend dhe të bëjë betimin.

    No videos found.