NASA ngre alarmin: Prej aktivitetit të njeriut, ngjarjet ekstreme të motit do të bëhen më të shpeshta

16 Janar 2020, 13:45

NASA ngre alarmin: Prej aktivitetit të njeriut, ngjarjet ekstreme të motit do të bëhen më të shpeshta në të ardhmen.

30 gradë celsius e regjistruar në Lapponi dhe 41 gradë në Australi vetëm disa javë më parë nuk janë rastësi, por ekstreme të një tendence që tashmë është e vërtetuar, e zezë në të bardhë, nga të dhënat afatgjata të NASA-s.

Për agjencinë hapësinore, dekada që sapo përfundoi është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë.

Vitet e pikut janë 2019 dhe veçanërisht viti 2016, për shkak të efektit El Niño, i njohur edhe me akronimin ENSO, një fenomen klimatik periodik që shkakton një ngrohje të fortë të ujërave të Oqeanit Paqësor Qendror-Jugor dhe Lindor në muajt dhjetor dhe janar mesatarisht çdo pesë vjet.

Gavin Schmidt, nga Instituti Goddard për Studime në Hapësirë thotë se

"Ne jemi në gjendje të dallojmë ndikimin e gazrave serrë dhe shpyllëzimit dhe kemi kuptuar se ndryshimet e klimës nuk do të kishin ndodhur pa ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut në efektet e ciklit diellor, vullkanet dhe ndryshimet orbitale.

Dy agjenci të tjera globale bien dakord me shkencëtarët e NASA-s të cilët janë të bindur se shkaku numër i çrregullimeve të forta të klimës është aktiviteti njerëzor.

Rritja e temperaturës në Tokë është më shumë 1.1 ° C më shumë në krahasim me epokën para-industriale.

Një trend që tregoi efektet e tij edhe në vitin 2019. Dy valët e nxehtësisë që goditën Europën sollën temperatura rekord në Francë, Hollandë, Belgjikë, Luksemburg dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Australi, sezoni i zjarreve të nxitura nga klima e thatë dhe vera më e nxehtë nga zakonisht, nuk ka pasur kurrë efekte kaq shkatërruese dhe sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, ngjarjet ekstreme të motit do të bëhen më të shpeshta në të ardhmen.