NASA shkruan historinë, ecja e parë në hapësirë nga astronaute femra

19 Tetor 2019, 15:53

NASA ka shkruar historinë me udhëtimin e dy astronauteve Christina Koch dhe Jessica Meir të cilat dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar.

Udhëtimi në hapësirë i astronauteve femra është i para e këtij lloji. Dhe gjatë kësaj dalje në hapësirë, ato morën edhe një telefonatë nga presidenti amerikan, Donald Trump. Biseda

- “Stacioni në hapësirë, jam presidenti Donald trump, më dëgjoni? Çfarë kishit për tju thënë gjithë njerëzve që po ju ndjekin, veçanërishtvajzave të apasionuara me hapësirën”?

- “Per ne është diçka e madhe. Kjo është një arritje historike. Kanë qenë shumë femra, shkencëtare, eksploruese dhe inxhiniere para nesh dhe ne kemi ndjekur hapat e tyre”.

Ecja historike përreth orbitës jashtë laboratorit në hapësirë bëhet disa muaj pasi një tentative të mëparshme të anuluar sepse NASA nuk kishte kostume hapësinore në masën e duhur. Ecja e djeshme ka shënuar një hap gjigand në historinë e NASA-s.

Në një konferencë për mediat, Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se agjencia do të vazhdojë përpjekjet për të dërguar "burrin dhe gruan e parë" në Hënë deri në vitin 2024