Natë me protesta në Barcelonë, sabotohet transporti i trenave, arrestohen 41 persona

16 Tetor 2019, 10:44

Ishte një natë e ndërlikuar ajo e mbrëmshmja në Barcelonë. Selia e prefekturës spanjolle dhe e gjithë Katalonja ka qenë nën rrethim. Ndërsa hekurudha e trenave të shpejtësisë së lartë u sabotua që në orët e para të mëngjesit.

Portestat janë organizuar si reflektim pas dënimit të drejtuesve të pavarësisë së Katalonjë. Protestuesit kanë sulmuar policinë, i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe kanë ngritur barrokada. Lufta guerile u zhvillua në të gjithë zonën e Passeig de Gràcia, një nga më të vizituarat nga turistët.

Përplasje ka patur edhe në qytetet e tjera katalanase, Tarragona, Lleida, Sabadell dhe Girona. Si paojë e përplasjeve me forcat e policisë ka patur 114  të plagosur dhe 41 të arrestuar.

Gjatë natës qeveria spanjolle, përmes një deklarate, denoncoi "dhunën e përhapur në të gjitha protestat e deri tanishme. Është e qartë se ne nuk po ballafaqohemi me një lëvizje të qetë qytetare, por të koordinuar nga grupe që përdorin dhunë në rrugë për të shkatërruar bashkëjetesën në Katalonjë”.

Sot në mëngjes, protestuesit kanë krijuar ndërprerjen e transportit në trenat e shpejtësisë së lartë.

Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar 12 ish-politikanë dhe aktivistë katalanas për rolet e tyre në lëvizjen e shkëputjes së vitit 2017. Ish nënkryetari rajonal, Oriol Junqueras, u dënua me 13 vjet për keqpërdorim të fondeve publike ndërsa prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg.

Të 12 të dënuarit  u gjykuan për veprimet e tyre në një përpjekje të vitit 2017 nga Katalonja për t’u shkëputur nga Spanja pas një referendumi të paligjshëm të pavarësisë. Nëntë prej tyre janë dënuar me burg me burgim deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët vetëm për mosbindje dhe nuk do të përfundojnë në burg.

    No videos found.