NATO mbledhje online, diskutimet për COVID-19 dhe fake news

15 Prill 2020, 09:12

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mblidhen sot online me video konferencë për të diskutuar se si Aleanca do i përgjigjet krizës COVID-19 që ka prekur të gjithë botën. Ministeriali do të vendosë se çfarë mund të bëjë më shumë NATO për të ndihmuar në shpëtimin e jetës në këtë luftë botërore me koronavirusin. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe 'infodemia' apo lajmet e rreme që dëmtojnë shoqërinë dhe është kthyer në një sfidë të madhe.

NATO siguron transportimin në kohë të furnizimeve me pajisje mjekësore në këto kohë kritike në të gjithë botën, ndërsa ende nuk i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të 27 marsit dërguar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për 800 respirator e 1.5 milion maska.