Ndahen çmimet për konkursin e leximit për fëmijë

15 Korrik 2020, 16:56 | Përditesimi i fundit: 2020-07-15 16:57:20

Çmimet e konkursit me video-regjistrime të fëmijëve me tematikë “Leximet e librave të dashur dhe librat antikuarë”, ku fëmijët lexojnë pjesë të preferuara edhe rrëfyejnë librin “më të vjetër” në bibliotekat e tyre, u ndanë në Qendrën Kombëtare të Librit edhe Leximit.

“Muajin qershor Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit ia dedikoi letërsisë shqipe për fëmijë, duke marrë një sërë nismash edhe iniciativat, që kanë në qendër ndërgjegjësimin e fëmijëve për të lexuar”, shprehet Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së.

“Më shumë jam përpjekur që të përfytyroj, kënaqësinë që do të marrë një fëmijë që do marrë çmimin. Është diçka që shënjon jetën e tij, edhe ndoshta edhe i paracakton fatin në jetë”, shprehet Aliçka.

Në kuadër të nismës “Qershori, muaji i Letërsisë për Fëmijë”, konkursi u organizua në bashkëpunim me botuesen Anila Bisha, e njohur për botimet e librave për fëmijë.

“Ishte një eksperiencë e re për ne. Mendojmë ta zhvillojmë edhe në vitet në vijim, që të dalë përtej shtëpisë sonë botuese. Pasi nëse do të lexojmë libra të mirë edhe të zgjedhur, do të krijojmë një shoqëri më të mirë se sa i kemi sot”, shprehet botuesja Bisha.  

Fëmijëve gjatë ndarjes së çmimeve iu dorëzuan certifikata dhe një set librash, si dhuratë.  Me çmimin “Të rriturit për fëmijët”,  u vlerësua Ariela Dema. Për  “Leximin më të mirë” u vlerësua Doris Agalliu. Për “Leximin e letërsisë shqiptare nga fëmijë që jetojnë jashtë vendit” u vlerësua  Dea Kuchly. Për “Leximet e para” u vlerësua Aiden Muzhaqi. Nuk munguan as çmimet për “Antikuarë dhe lexim”, me të cilin u vlerësua Emili Koçi. Me çmimin e lexuesit u vlerësua Merlin Bajraktari Ndërsa, me çmimin special të leximit Raja Çerraga.