Ndahet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë Cikuli, Meta, Basha dhe Ruçi shprehin ngushëllimet

18 Maj 2020, 15:28

Cikuli është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 68- vjeçare, ndërsa ka mbajtur dhe poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së PD si ish ministër i Shëndetësisë dhe ish ministër i Mjedisit. Ai ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës duke dhënë kontributin e tij në këtë fushë, ndërsa si politikan  shërbeu në poste të rëndësishme në qeveritë e Partisë Demokratike.