Ndahet nga jeta ish-presidenti i Zimbabeve, 'hero' i luftës së pavarësisë së Afrikës e diktatori më jetëgjatë në këtë vend

6 Shtator 2019, 20:53

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare ish presidenti i Zimbabeve, Robert Mugabe.

Mugabe njihet si hero i luftës së pavarësisë së Afrikës, sundimi i gjatë i të cilit në Zimbabe uli ndjeshëm korrupsion dhe rriti besueshmërinë tek ligji. Por që më pas u rikthye në diktatorin më jetëgjatë në Afrikë. Vitet e fundit në pushtet u karakterizuan nga kolapsi financiar dhe një luftë e brendshme e egër.

Robert Mugabe, një hero i luftës së pavarësisë së Afrikës, sundimi i gjatë i të cilit në Zimbabve zbriti në tirani, korrupsion dhe paaftësi, ka vdekur në moshën 95 vjeç, ka thënë presidenti Emmerson Mnangagëa. Lajmin për ndarjen nga jeta të Mugabe e ka bërë presidenti aktual i Zimbabeve, Emmerson Mnangagëa. Mnangagëa e quajti Mugabe "një ikonë të çlirimit, një pan-afrikan që i kushtoi jetën e tij emancipimit dhe fuqizimit të popullit të tij."

"Kontributi i tij në historinë e kombit dhe kontinentit nuk do të harrohet kurrë. Shpirti i tij le të qëndrojë në paqe të përjetshme. " ka thënë Mnangagëa.

Edhe Monica Mutsvangëa, ministrja e informacionit, konfirmoi vdekjen, duke thënë: "Po, është vërtet e trishtuar. Disa nga ne ishin si fëmijët e tij. Asnjëherë nuk mund ta shkruajmë historinë tonë pa e përmendur atë. "

Vdekja e ish-presidentit, i cili sundoi Zimbabve për gati katër dekada përpara të rrëzohej nga pushteti në një grusht shteti ushtarak në nëntor 2017, shënon fundin përfundimtar të një epoke në historinë e ish-kolonisë Britanike.

Robert Mugabe i fitoi zgjedhjet e para pas pavarsisë duke u bërë kryeministër në vitin 1980. Në vitin 1987 ai e shfyqizoi postin e kryeministrit duke u bërë president. Mugabe ka vdekur në Singapor, ku ai bëri vizita të shpeshta për të marrë kujdes mjekësor muajt e fundit pasi shëndeti i tij u përkeqësua.