Një lajm i zi për futbollin shqiptar, në përgjithësi, dhe atë kosovar në veçanti. Presidenti i FFK-së (Federatës Kosovare të Futbollit), Fadil Vokrri, 57 vjeç, ka ndërruar jetë. Kështu bëjnë me dije mediat kosovare.
Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar është ndarë nga jeta.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Klan Kosova” familjarë të legjendës të futbollit kosovar. Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i është rënduar gjendja shëndetësore, teksa dyshohet për një sulm në zemër. Menjëherë është dërguar në spital, por situate ka ardhur duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë.
