Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II

9 Prill 2021, 16:55

Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Duka i Edinburgut Princi Philip. I njohur për sensin e tij të humorit, dashurinë për familjen dhe ndihmën për të rinjtë në veçanti. 

Lajmi u dha nga një njoftim i pallatit Buckinghan:

 me pikëllim të thellë deklarojnë që Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Windsor".

Princi Philip është bashkëshorti më jetëgjatë në historinë e monarkive, pasi martesa e tij me Mbretëreshën Elizabeta e II zgjati 74 vjet. Ata kishin katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa. Djali i tyre i parë, Princi i Uellsit, Princi Charles, lindi në 1948, pasuar nga motra e tij, Princesha Anne, në 1950, Duka i Jorkut, Princi Andrew, në vitin 1960 dhe Earl of Wessex, Princi Edward , në 1964.

Duka i Edinburgut lindi në 10 qershor 1921, në ishullin e Korfuzit, në atë kohë Princi i Kurorës së Greqisë dhe Danimarkës. Babai i tij ishte Princi Andrew i Greqisë dhe Danimarkës, një djalë i vogël i mbretit George dhe nëna e tij, Princesha Alice, ishte një bijë e Lordit Louis Mountbatten.

Ai u bashkua me Marinën Mbretërore si kadet në 1939, duke shërbyer në Luftën e Dytë Botërore. 17 vjeç ai u bashkua me luftanijen Valiant, e cila luftoi në Betejën e Kepit Matapan pranë brigjeve të Greqisë.

Më vonë ai mori gradën nën-toger dhe në 1942 ai u bë Toger i Parë i anijes shkatërruese Wallace në moshën 21 vjeçare.

Ai u takua me Princeshën e atëhershme Elizabeth gjatë një vizite mbretërore në Kolegjin Detar Dartmouth në 1939.