Ndalim qarkullimi për shkak të koronavirusit! Vokshi-Ramës: Mos e gjobit por testoje popullin

18 Mars 2020, 17:16

TIRANE-Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se gjobat që qeveria ka përcaktuar në Aktin Normativ për shkeljet në situatën e koronavirusit, nuk janë zgjidhje. Vokshi i kërkon Edi Ramës që të pranojë  planin me tetë pika që propozoi Lulzim Basha për pajisjen e mjekëve me masat e duhura dhe ndihmën e qytetarëve.