Ndalimi i kapsollave, Policia kontrolle në tregjet dhe dyqanet e tre qyteteve të ndryshme

6 Dhjetor 2018, 12:34

DURRËS- Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Durrësit , Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 dyqane, supermarkete dhe pika shumicash dhe si rezultat i kontrollve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Kontrolle u zhvilluan edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare si p.sh.: kamerat e vëzhgimit apo fikëset e zjarrit.

Që prej fillimit të planit të masave kundër kapsollave 3 subjekte tregtare dhe 2 pronarë dyqansh janë dërguar në Prokurori. Përgjatë kontrollit të ushtruar në më pak se një javë, kanë kaluar në filter 1136 subjekte tregtare (dyqane, markete, supermarkete, tregje të shumicës).

Ky kontroll i territorit për heqjen nga tregu të materialeve piroteknike, që përdoren masivisht në festat e fundvitit, vjen pas plagosjes së polices Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të "Astirit" tek parlamenti; dëmtimit në gishta që ajo pësoi pas sulmit nga  një kapsollë.