Ndalimi i koalicioneve, PD: Rama po na detyron të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët

16 Korrik 2020, 15:16

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka ripërsëritur deklaratën e djeshme me dy nenet që sipas tij po shkel Edi Rama me ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për Bardhin, Rama po zhbën paktin e 5 Qershorit ku ishte përcaktuar se koalicionet lejoheshin. Por përse bëhet kjo? Bardhi thotë se me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në marrëveshjen e 5 qershorit.