Ndalimi i qarkullimit të makinave/Drejtori i Qarkullimit Rrugor: Nuk ka probleme deri tani

13 Mars 2020, 10:41

TIRANË- Drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti ka dhënë detaje lidhur me operacionin e uniformave blu sa i përket sigurimit që të gjithë makinat private të pa autorizuar të marrin masa për ndalimin e tyre. Ai ka bërë me dije se deri më tani qytetarët i janë bindur urdhrit të qeverisë, ndonëse ka pasur edhe disa përjashtime."Të gjitha shërbimet janë të angazhuara me detyra në lidhje me bllokimin e mjeteve private që nuk kanë marrë një autorizim. Siç po e shikoni jemi në segmentin Tiranë- Rrugor, shërbimet e policisë janë në terren. Kemi konstatuar mjete që po qarkullojnë në Rinas me biletat e familjarëve të tyre. Jemi të pranishëm në çdo rrugë kryesore për kontrollin e të gjitha mjeteve private. Është bashkëpunuar me Bashkinë për autobusët q transportojnë personelin e urgjencës. nuk kemi një problem. Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve janë me autorizim. Një pjesë e vogël, në të gjitha rastet që nuk rezultojnë që nuk ka pasur urgjenca janë shoqëruar në komisariat dhe do të gjobiten me masë administrative. Në Tiranë janë 15 pika në bashkëpunim me shërbimet e drejtorisë vendore, shërbime të policisë, ushtrisë, shërbimeve kriminale dhe FA", tha Ahmeti.