'Ndalo këtu!', polici tenton të kalojë makinën pa radhë në Kakavijë, qytetarët e rrethojnë

14 Gusht 2020, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2020-08-14 18:09:51

Ndërsa situata sa vjen e rëndohet në Kakavijë, ku qytetarët kanë tre ditë që presin në radhë për të bërë tamponin si kusht për të kaluar kufirin në Greqi, njëri nga policët ka tentuar që të kalojë një makinë pa radhë. Kur qytetarët kanë parë këtë veprim skandaloz kanë rrethuar makinën me targa IHI 2992.

"Ndalu këtu o i korruptuar, mos ik, ja policia e shtetit!", bërtet njëri nga qytetarët.