Ndalohet italiani në Muriqan, kishte të fshehura 30 kg drogë brenda bombulave të gazit

31 Gusht 2020, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2020-08-31 16:09:17

Një shtetas italian i quajtur Cristino Trapani është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit pasi gjatë kontrollit është konstatuar se po transportonte drogë.

Fillimisht 60-vjeçari është intervistuar në vijën e parë, por pas dyshimeve të lindura është kaluar në vijën e dytë të kontrollit. Më pas, brenda makinës, janë gjetur tre bombula gazi, të cilat brenda mbanin bombula ende më të vogla.