Ndarja nga jeta e Avni Mula/ Basha: Dhimbje e madhe, por edhe ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e saj një artist si ai

30 Tetor 2020, 13:02

I pranishëm në homazhet e mbajtur në hollin e Akademisë së Arteve ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se është një dhimbje e madhe, por edhe një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e tij një artist si Avni Mula.

"Një dhimbje e madhe, por është një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e saj një artist si Anvi Mula dhe kjo është ndër të paktat raste kur ceremonia shoqërohet me muzikë, artin e tij dhe t'i lutemi Zotit që t'i prehet shpirti në paqe", tha Basha.