Ndërgjegjësohen qytetarët, në 24 orët e fundit vetëm 45 këmbësorë të gjobitur dhe 10 shoferë

2 Prill 2020, 13:21

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".