Ndërhyrje ruse në zgjedhje, avokati Giuliani: Prokurorët po tentojnë ti ngrenë kurth presidentit Trump

28 Maj 2018, 18:32 | Përditesimi: 28 Maj 2018, 18:32

Në prag të hetimeve të presidentit Trump nga prokurorët e SHBA-së dhe FBI, akuza te ashpra vijnë nga avokati i presidentit Trump dhe ish kryebashkiaku i New Yourk-ut, Rudy Giuliani për një kurth të mundshëm gjatë marrjes në pyetje në ditët në vijim.

Akuzat ndaj presidentit Trump është ajo e bashkëpunimit me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016. Gjithashtu, Giuliani do të merret në pyetje edhe për shkarkimin e ish- kreut të FBI, James Comey si dhe përpjekjeve për pengimin e drejtësisë, si dhe shprehet se i frikësohet një akuze për dheshmi të rreme nga presidenti Trump.