Presidenti Ilir Meta konferencë të jashtëzakonshme për mediat

11 Qershor 2019, 16:08 | Përditesimi i fundit: 2019-06-11 19:25:12

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për mediat se nisma e PS-së për shkarkimin e tij nga detyra është shantazh dhe presion, ndërsa shtoi se vetëm ai mund të vendosë se kur do të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri dhe askush tjetër.

Kreu i shtetit u shpreh se vendimin për anulimin e zgjedhjeve e mori pas informacioneve nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese se grupe të të caktuara jashtë dhe brenda vendit mund të shfrytëzonin situatën për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit. Ai tregoi se kishte informuar vetëm kryetarin e PD-së, Basha para protestës për anulimin e zgjedhjeve dhe se bisedën e kishte regjistruar.

Përsa i përket komunikimit me kryeministrin Edi Rama, ai tha se nuk ka pasur asnjë tentativë për ta lajmëruar, por se kishte zhvilluar një drekë sekrete 10 ditë më parë për situatën politike. Gjatë fjalës së tij, Meta sulmoi edhe ndërkombëtarët kur deklaroi se 'këtu vendos unë. Kush ka dëshirë të kontribuojë me ngatërresa, jemi lodhur me disa prej tyre deri tani" tha ai.

    No videos found.