#reportTV #lajmeshqip #lajme Ashtu sikurse kishin paralajmëruar ambasadorët ndërkombëtarë në Shqipëri sot ishin të shpërndarë në rrethe të ndryshme nga ku ndoqën nga afër procesin e votimit. Ambasadorja amerikane Yuri Kim dha një mesazh shumë të qartë nga të gjitha inspekeitmet që ka kryer në Shkodër, Durrës duke thënë se çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të votojë pa frikë dhe pa ndërhyrje. Ajo i bëri thirrje prokurorisë të hetojë incidentet e raportuara dhe liderëve politikë të presin me durim rezultatin. Ndërkohë Ambasadori i BE Luigi Soreca ishte sot në disa qendra votimit, në Tiranë por edhe në Elbasan e Durrës nga ku tha se procesi zgjedhor është në lupën e ndërkombëtarëve. Nga Durrësi ku ka monitoruar procesin e zgjedhjeve në disa qendra votimi, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Norman Duncan, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Ambasadori i BE, Luigi Soreca shprehet se delegacioni i BE, shteteve anëtare dhe Ambasada zvicerane kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit të votave. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ambasadori ka postuar edhe një hartë ku paraqiten konkretisht se ku do të vendosen këto 50 ekipe. Soreca shkruan se BE do të qëndrojë pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
