Ndërprerja e gabuar e rrugës, përplasen dy makina në Fushë- Krujë! Dy të lënduar

8 Mars 2020, 19:57

FUSHË- KRUJË- Një aksident rrugor është regjistruar na aksin Fushë- Krujë- Vorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosuri njëri nga drejtuesi dhe një nga pasagjerët, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin e Fushë-Krujës.