Ndërpriten kërkimet, Renea dhe autori i vrasjes së Behar Sofisë largohen nga Lana pa armën e krimit! Pistoleta nuk ishte me silenciator

13 Mars 2021, 14:11

Kontrollet në lumin e Lanës janë ndërprerë pasi nuk është gjetur arma me të cilën është vrarë Behar Sofia.

Së bashku me efektivët e Reneas ka qenë dhe autori Ernejt Shyti i cili ka treguar ku e ka hedhur pistoletën. Shyti ka deklaruar se arma nuk ka qenë me silenciator sikurse është raportuar më parë