Ndërrimi i viteve në Fier, 30-vjeçari plagoset me armë zjarri

1 Janar 2019, 11:04

Nata e ndërrimit të viteve në Fier nuk ka kaluar pa incident. Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në lagjen Apollonia. 

Report Tv raporton se bëhet fjalë për Julian Serdani. 30-vjecari është plagosur lehtë në këmbë e në dorë. Momentalisht gjendet i shtruar në spital, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.