Ndërron jetë 60-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë, përplaset nga 'Benz'-i në aksin Rrogozhinë –Lushnje

18 Korrik 2020, 19:09

LUSHNJE-Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga makina tip “Benz” ndërsa po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje.

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në afërsi të fshatit Dushk, makina drejtohej nga personi me iniciale E. B., i cili është shoqëruar në komisariat.