Ndërron jetë i dënuari me COVID-19, pacienti 'zero' i burgut të Drenovës! Ishte shtruar te 'Shefqet Ndroqi'

9 Shtator 2020, 15:28

Një nga 10 të dënuarit që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë. Ai ishte i shtruar në Spitalin COVID2 "Shefqet Ndroqi", por gjendja e tij e rënduar shëndetësore e ka bërë të pamundur përballimin e virusit duke i marrë jetën. I dënuari 74 vjeç, ishte pacienti zero i burgut të Drenovës që infektoi të gjithë të tjerët.