Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit

26 Shkurt 2020, 16:20 | Përditesimi i fundit: 2020-02-26 20:55:00

 

TIRANË - Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha u shua në banesën e saj nwë zonën e Laprakës në Tiranë. 

Ajo lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, ndërsa prindërit e saj ishin me origjinë nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul në Tiranë. Shkollën e mesme ajo e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.