Ndërron jetë në spital 90-vjeçari me COVID-19, sot 19 raste të reja! Në total 25 viktima

15 Prill 2020, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 15:20:47

TIRANË - Shkon në 25 numri total i viktimave me COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoëruese, diabet, astma bronkiale dhe hipertension. Ai ndodhej prej 11 ditësh në spital.

Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 252 teste të kryera tek personat e dyshuar.

11 në Tiranë,1 në Krujë, 1 në Korcë dhe 5 raste të reja në Kukës, njëri prej të cilëve është personel shëndetësor

Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitiv.