Vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, Rifat Lalo ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, pasi ishte infektuar nga COVID.
Vajzat e të ndjerit bënë një denoncim në media duke akuzuar stafin e Spitalit Covid1 se nuk i kanë shërbyer të atit, e sipas tyre e kanë lënë në të ftohtë dhe madje nuk i kanë bërë as skaner, ndërkohë që u është thënë e kundërta.
Në lidhje me këtë deklaratë, ke reaguar edhe QSUT, ku sqaron se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjëndjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.
'Në vijim të një interviste të dhënë sot nga vajzat e qytetarit R.L., duke respektuar dhimbjen dhe rolin që ajo luan në gjykimin e tyre, dëshiron të sqarojë opinionin publik si vijon: Pacienti me inicialet R.L ,79 vjec, ka mbërritur me urgjencë pranë Spitalit Covid 1, ora 16:30 të datës 15 Shkurt 2021, në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, në kushtet e Insuficiencës së rëndë respiratore (me saturime 70% nën oksigjenoterapi 20L).'
Sipas QSUT-së, ai menjëherë është pranuar në urgjencën e Spitalit Covid 1 dhe ka marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor, sipas protokolleve.
