Ndërron jetë personazhi i njohur i '21 dhjetorit' në Tiranë 'Ver Llapa'

19 Nëntor 2020, 09:47

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një nga personazhët më të njohur në rrugët e qytetit në Tiranë, i njohur me pseudonimin"Ver Llapa".

Veri i cili lëvizte kryesisht nga "21 dhjetori", u nxirrte gjuhën qytetarëve por edhe kërkonte lekë.

Ai u bë edhe më shumë i njohur pasi gjatë përplasjeve presidencë-qeveri, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, nga Kongresi i PS, e krahasoi kreun e shtetit Ilir Meta, të.

"Na kritikojnë pse zgjodhëm Metën president apo në koalicion, treguam se nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Bëmë më të mirën dhe Metës i dhamë hakun, si më i miri në fushën e opozitës zgjodhëm Ilir Metën. Nuk e parashikonin se do shndërrohet si Enver Llapa që u nxjerr gjuhën njerëzve te "21 dhjetori? Protesta e dhjetorëve ishte mundësia e mirëseardhur. Por mos harrojmë që erdhi edhe në emër të besimit të Ramës, si shpresa e vetme për ndryshim. Reagimi ynë, ishte i duhuri edhe pse me vonesë. Viti 2020 kthesa historike për shqiptarët", tha Balla nga asambleja.