Ndërtimi e paratë e shpenzuara për shëndetësinë 'frenuan' recesionin ekonomik! Eksperti: Kujdes me fondet e 2021, vaksinimi sinjal pozitiv për ringritjen

2 Prill 2021, 20:29

Investimet në ndërtim nga sektori privat, fokusimi tek rindërtimi si dhe shtimi i parasë në qarkullim për shëndetësinë dhe nevojave që nxori në pah pandemia, vlerësohen si shtyllat kryesore që nuk lejuan një recesion të fortë ekonomik në 2020.

“Unë gjykoj që një pjesë e mirë që ka ndikuar në rënien e ulët, lidhet me ndërtimin, sepse ishte ky sektor që u hodhën fonde private si edhe nga rindërtimi, por edhe pak turizmi në periudhën e verës, kanë dhënë një ndikim në ekonomi. Dhënia e pagave ka ndikuar tek mbajtja e konsumit në kushte normale, por ndërtimi dhe një pjesë e turizmit kanë ndikuar për të zbehur disi atë lloj tkurrje që pati marrë ekonomia”, u shpreh eksperti fiskal Eduart Gjokutaj.