Ndërtimi i HEC-eve në Mirditë, protestuesja: Do blej dinamit me lekët e pensionit dhe do i hedh në erë

23 Prill 2019, 16:22

Banoret e fshatrave që preken nga ndërtimi i HEC-eve në Njësitë Administrative Kaçinar e Selitë në Mirditë kanë protestuar në qendër të qytetit të Rrëshenit, duke kundërshtuar zbatimin e këtyre projekteve në zonën e tyre.

Sipas banorëve ndërtimi i HEC-eve dëmton rëndë natyrën dhe ekosistetimin, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, nëse nuk do të anulohen këto konçensione të cilët i konsiderojnë abuzive. Deklaratë të fortë, ka bërë një prej protestuesve, e cila në një prononcim për Report Tv, u shpreh se do të mbledh para dhe me to do të blejë dinamit, për të hedhur në erë HEC-in.

"Kemi punuar dhe jetuar me djersë. Ta dijë i gjithë Mirdita janë vrarë familje për pikën e ujit. Janë dy familje që janë vrarë për një pikë, janë në hasmëri sot. Do mbledhim pensionet dhe do blejmë dinamit dhe do shkojmë që ta hedhim në erë. Do e fus pensionin që sot, do e lë pa marrë dhe të blejë dinamit dhe t'ia hedh në erë, sepse nuk vras fëmijët për pikën e ujit", tha banorja. 

Banorët thonë se ende nuk është marrë ndonjë vendim për anulimin e ndërtimin të dy HECE-ve mbi Lumin e Urakes, siç deklaroi pak javë më parë në dëgjesën publike Ministrja,  Belinda Balluku. Kjo është protesta e tretë brenda një muaji, ndërsa rezistenca e banorëve të mbështetur dhe nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile do të vijojë për të penguar zbatimin e këtyre projekteve. 

    No videos found.