Ndërtimi i lagjies '5 maji' në Tiranë, Rama: Të punohet me 3 turne! Ahmetaj: PD prezantoi programin ekonomik, asnjë fjalë për rindërtimin pas tërmetit

28 Janar 2021, 17:24 | Përditesimi i fundit: 2021-01-28 20:07:22

Kryeministri Edi Rama inspektoi pasditen e kësaj të enjte kantierin e ndërtimit në lagjen '5 maji' në kryeqytet e cila do të mbulojë 11 mijë banorë duke ofruar apartamente cilësore e njësi shërbimesh tregtare. Teksa ishte i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kryeministri kërkoi që në këtë kantier të punohet me 3 turne në mënyrë që të përfundojë sa më parë.