Ndërtimi i Skavicës, Balluku: Do të rriten kapacitetet prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese, kontrata është ndarë në dy pjesë

23 Mars 2021, 12:34

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë seancës së sotme plenare foli në lidhje me projektligjin për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë "Bechtel international, inc.", për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës".

Balluku tha se kontrata me kompaninë amerikane është ndarë me dy pjesë, ku në pjesën e parë do të edhe një studim i mirëfillte mjedisor. Në kontratën e dytë, ministrja nënvizoi se do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës