Ndërtimi i Skavicës, Balluku: Do të rriten kapacitetet prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese, kontrata është ndarë në dy pjesë

23 Mars 2021, 16:10

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë seancës së sotme plenare foli në lidhje me projektligjin për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë "Bechtel international, inc.", për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës".

Balluku tha se kontrata me kompaninë amerikane është ndarë me dy pjesë, ku në pjesën e parë do të edhe një studim i mirëfillte mjedisor. Në kontratën e dytë, ministrja nënvizoi se do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës.

‘Një ëndërr e madhe e cila nuk ka gjetur mundësi që të realizohet deri më sot Ndërtimi i Centralit të Skavicës. Është një instrumet rregullatori i kaskadës së Drinit. Duhet thënë që qeveritë e mëparshme nuk arritën q ëta plotësonin këtë vepër. Ne tashmë kemi kryer të gjitha hapat paraprake me kompaninë amerikane. Kontrata është ndarë në dy pjesë.

Kontratat e parë do të jetë midis KESH dhe Bechtel Interenational. Duhet pasur parasysh që kjo kontratë do të ketë kapituj që do të lidhen me studimin ambiental të zonës. Do të bëhet në studim i mirëfilltë mjedisor. Kontrata e parë do të fokusohet në përgatitjet e projektit teknik. 4-6 javë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda 30 ditëve do të negociojnë kushtet e kontratës së parë. Kontrata e fazës së dytë do të firmosë brenda tre ditësh pune nga data e finalizimit të saj, që do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës. Ftoj deputetët që ta votojnë këtë projektligj. Përveç prodhimit të energjisë do të rriten kapacitete prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese dhe do të japë një zgjidhje për përmbytjet në zonën e nën Shkodrës.