Ndërtohet 'Muri i Hong Kongut' për demokraci, 32 km i gjatë

24 Gusht 2019, 11:45

Dje në mbrēmje në Hong Kong nuk u pyet  "sa" mijëra njerëz. Dje mbi të gjitha u pyet vetëm "si". Sepse ideja e formimit të një zinxhiri njerëzor për demokracinë, si ajo që krijuan qytetarët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë saktësisht tridhjetë vjet më parë, lindi vetëm të hënën e shkuar, në një nga grupet protestuese. Dhe pesë ditë më vonë, dje, u krijua "Muri i Hong Kongut". 

Njerëzit fillimish u mblodhën në orë 19 rreth stacioneve të metrosë dhe për rreth një orë vullnetarët përgjegjës shoqëruan njerëzit nëpēr vendet që ishin përgatitur paraprakisht, një njeri për metër linear. Në orën 8 të mbrëmjes, siç dhe ishte caktuar, protestuesit ndezën telefonat mobil dhe lidhën duart. 

 

Protestuesit kanë pesë kërkesa për autoritetet lokale: tërheqjen e ligjit të ekstradimit në Kinë, amnisti për protestuesit e arrestuar, proces herimor ndaj forcave të policisë për tejkalim të ligjit dhe në fund fjala magjike demokraci.
Përgjatë murit njerëzor ka çdo lloj fytyre. Të rinjtë, si gjithmonë janë mazhoranca. Por edhe familjet e tyre, të moshuar, të huaj. Shumë mbajnë në fytyrë maskë, në teori protesta nuk është e autorizuar. 

Aty ku zinxhiri human përshkon kryqëzimet e rrugëve, protestuesit zënë rrugën vetëm kur semafori i këmbësorëve është i gjelbër dhe largohen kur ai bëhet i kuq. 

Në rrugë nuk kishte policë por dhe as trazira, as kur  protestuesit u ndeshen me ndonjë grup të vogël pro Kinës.

Duket se pas sulmit ndaj një "spiuni" të supozuar kinez në aeroport, tani protestuesit kanë korrigjuar shenjestër dhe veten e tyre.

Protestat në Hong Kong nisë rreth dy muaj më parë, për të kundërshtuar një ligj i cili i hap rrugën ekstradimit dhe gjykimit në Kinë të të gjithë të ndaluarve apo arrestuarve, gjë e cila, sipas protestuesve, do të sillte rritjen e ndikimit të Pekinit mbi ish koloninë britanike.

Pekini prej disa ditësh ka nisur t’i tregojë muskujt Hong Kongut teksa mijëra forca të policisë kineze dhe automjete ushtarake të blinduara për transportimin e trupave, janë grumbulluar në një stadium në Shenzhen, fare pranë kufirit, që e cila ka rritur frikën e ndërhyrjes ushtarake kineze në territor.