Rruga e Arbrit po merr formë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e ndërtimit. Ura e Vashës është një nga veprat e ndërtuara në këtë projekt, që sipas Ballukut është më e larta në Ballkan, 152 metra por rekordin e mban vetëm për disa muaj. Kjo sepse në pritje për t'u ndërtuar po në kuadër të kësaj rruge është edhe një tjetër urë, 157, e cila do të jetë më e larta në Ballkan.
Ndërtohet ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit, gati tuneli panoramik, Rama-Balluku: Po merr formë
No videos found.