'Ndërtova një ekip me pak shpenzime', Mema: Tifozët e Tiranës s'i pengon koronavirusi të festojnë titullin

25 Qershor 2020, 17:36
  1. Ard Mema është trajneri që ideoi Tiranën e këtij sezoni, që është shumë pranë titullit kampion pas 11 vitesh. Gjithsesi ai u largua në fund të tetorit, për t’i lënë vendin fillimisht Ahmataj dhe më pas Egbos. Në një intervistë për ‘Report Tv’, Mema tregon përse Tirana ka mundur të shkëputet 9 pikë nga ndjekësit 6 javë para fundit të kampionatit.