Ndeshjet 'fantazmë', klubi i Bundesligës gjen zgjidhjen, 'mbush' stadiumin me tifozë

16 Maj 2020, 15:18

Sot Bundesliga do të rikthehet në aksion pas dy muajsh e 3 ditëve që pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Por në orët e fundit vjen diçka shumë e veçantë nga kampionati gjerman edhe pse nuk bëhet fjalë për ndeshjet e sotshme.

Protagonist është bërë klubi i Borusia Moshengladbah, që në stadiumin e saj po bën përgatitjet për ndeshjen e javës së ardhshme. Dihet që tani skuadrat do t'i luajnë ndeshjet pa tifozë dhe për këtë arsye Moshengladbah po merr masat që futbollistët të mos ndihen vetëm.